Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test i rastesishem

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Në zonën urbane këmbësore:

a) mund të qarkullojnë motoçikletat, por duke ju dhënë përparësi gjithmonë këmbësorëve
b) mund të qarkullojnë traktorët rrugorë që lëvizin me shpejtësi të ulët (jo më shumë se 30 km/orë)
c) si rregull, ndalohet qarkullimi i mjeteve me motor

2. Sinjali nr.16 :

a) si rregull, në rrugët interurbane (jashtëqytetëse) vendoset 150 m para një vendkalimi për biçikleta
b) kërkon që të ulim shpejtësinë e lëvizjes dhe t'i japim përparësi biçiklistëve në atë zonë
c) paralajmëron një vendkalim biçikletash

3. Është e detyrueshme të japësh përparësi nga e majta dhe nga e djathta

a) kur një kryqëzim është i paralajmëruar nga sinjali 'KRYQËZIM ME PËRPARËSI NGA E DJATHTA'
b) kur dalim nga garazhi apo vendpushimi i mjetit dhe duam të hyjmë në rrymën e trafikut
c) kur një kryqëzim është i paralajmëruar nga sinjali 'KRYQËZIM ME TË DREJTË PËRPARËSIE'

4. Sinjali nr. 225 :

a) lejon kthimin nga e djathta
b) ndalon manovrat e kthimit të drejtimit në rrugën anësore
c) tregon një rrugë të mbyllur për qarkullimin e mjeteve

5. Simboli në fig. 715 :

a) kur llampa treguese në kroskot mbi te cilin është vendosur është e ndezur, tregon se janë ndezur dy nga dritat e pozicionit
b) ka një pozicion ku ndizen dy dritat e krahut të majtë, për rastin kur e kemi parkuar mjetin natën, në krahun e djathtë të rrugës
c) tregon se duhen ndezur dritat

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig.643 :

a) mjeti H kalon i pari
b) mjeti L duhet t'i japë përparësi mjetit B
c) mjetet duhet të kalojnë sipas radhës : H,D,L,B

7. Motomjete janë:

a) edhe motorët me kosh, të pajisur me karroceri të përshtatshme dhe të aftë për të mbajtur katër persona, përfshi edhe drejtuesin e mjetit
b) edhe mjetet me tri rrota, të përcaktuara për transport të përzier
c) edhe autokarrot, pesha pa ngarkesë e të cilave është mbi 1,5 ton

8. Drejtuesi që e le mjetin pushim në rrugë, duhet :

a) të ingranojë levën në marshin e parë të lëvizjes
b) të sigurohet që pushimi i mjetit në atë vend është i lejuar
c) të aktivizojë frenin e dorës (qëndrimit)

9. Është i ndaluar pushimi i automjeteve dhe motorëve :

a) në korsitë e rezervuara për qarkullimin e mjeteve të shërbimit publik
b) mbi trotuare e bankina rrugësh, nëse nuk sinjalizohet ndryshe
c) në vendet ku pushimi është i lejuar me kohë të kufizuar

10. Lejohet të qarkullojnë në autostrada :

a) makinat bujqësore të cilat nuk tërheqin ndonjë rimorkio
b) motorët me cilindratë 250 cm³
c) autotrenat

11. Perdorimi i aparateve radiotelefonike:

a) lejohen gjate drejtimit te mjetit ne sherbimin taksi
b) lejohen të perdoren gjatë drejtimit të mjetit nga forcat e policisë
c) lejohen gjate drejtimit te mjetit ne rruge interurbane dytesore

12. Qëllimi i ndihmës së parë është :

a) të informohemi nga viktima për rrethanat e aksidentit për t'i referuar autoriteteve kompetente
b) të largojë në çdo rast të dëmtuarin nga vendi i aksidentit
c) të pengojë çdo ndërhyrje për të favorizuar punën e policisë

13. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor diezel :

a) zhduket plotësisht duke rritur shpejtësinë
b) varet nga gjendja teknike e kandeleve
c) varet nga rregullimi i karburatorit
c) rritet me bllokimin e filtrit të ajrit


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%