Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 10

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Rrugët interurbane kryesore :

a) kanë gjithmonë gjatësi më të madhe se 200 km
b) janë rrugë me një karrexhatë dhe një korsi për sens lëvizjeje
c) janë rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje

2. Në prani të sinjalit nr. 4 të vendosur në një rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje :

a) lejohet të kryejmë manovrën e lëvizjes mbrapa
b) duhet të qarkullojmë sa më pranë krahut të djathtë të karrexhatës
c) duhet të lëvizim sa më afër vijës së mesit të karexhatës që ndan senset e lëvizjes

3. Në semaforët e korsisë (fig.155), shigjetat e ndezura :

a) nëse janë të verdha, tregojnë se duhet të lirohet kryqëzimi ose të vazhdohet lëvizja në kushte të sigurisë
b) nëse janë të kuqe, të lejojnë të kthehesh nga e djathta por me kujdes
c) nëse janë të verdha pulsuese, tregojnë që duhet të kalosh kryqëzimin me kujdes të veçantë

4. Sinjali nr. 209 :

a) është sinjal qe tregon fillimin e nje komune dhe mbarimin e nje komune tjeter
b) vendoset në hyrje të korsive të shpejtimit për në autostradë S
c) është sinjal i fillimit dhe mbarimit autostradal

5. Paneli plotësues nr.135 tregon :

a) që jemi duke ecur në një pjesë të rrugës që mund të përmbytet në rast të dyndjeve të shiut
b) që, për shkak të shiut të dendur, ana e rrugës mund të përmbytet
c) një vend ku mund të krijohen pellgje uji, kur vendoset poshtë sinjalit 'GROPE NË RRUGË',

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 625 :

a) pozicioni i mjeti A tregon se ai është i detyruar të lëvizë vetëm drejt
b) mjeti A ka të drejtë të kthehet majtas ose djathtas
c) radha e kalimit mund të jetë A,P,D

7. Lejedrejtimi i kategorisë B konfirmohet :

a) çdo dhjetë vjet deri në shtatëdhjetëvjetorin e lindjes
b) sa herë që zotëruesi i lejes bën kërkesë për rinovimin e lejes, pa qenë nevoja për asnjë lloj dokumenti mjekësor
c) vetëm në qoftë se kalon provën praktike të drejtimit

8. Panelet portokalli të paraqitura në fig. 303 :

a) vendosen në pjesën e pasme të mjeteve që kanë gjatësi të barabartë ose më të madhe se 12 metra
b) vendosen në pjesën e pasme për të treguar ngarkesa që dalin jashtë karrocerisë
c) vendosen në pjesën e pasme të kamionëve me masë të përgjithshme mbi 3,5 tonë

9. Drejtuesi i mjetit që po parakalohet ka detyrim që :

a) të ndezë sinjalin e krahut të djathtë për të treguar rrugë të lirë
b) të mos e shtojë shpejtësinë në momentin e parakalimit
c) të ndezë dritat e emergjencës për të treguar që rruga është e lirë

10. Nëse nga temperatura e ulët e motit pjesë të mëdha të rrugës janë të mbuluara nga akulli, drejtuesi mjetit duhet :

a) të kalojë me kujdes, sidomos zonat e rrugës ku nuk bie dielli
b) të rritet shpejtësia e lëvizjes së mjetit për të dalë sa më shpejt nga zona e rrezikshme
c) të përdoret marshi i ulët në përshkimin e pjerrësive të forta, duke kufizuar dhe duke kontrolluar veprimin e frenimit

11. Rripat e sigurimit :

a) kur ekzistojnë, duhet të vendosen si nga drejtuesi i mjetit ashtu dhe nga pasagjerët
b) gjatë qarkullimit në qendrat e banuara, nuk janë të domosdoshëm
c) lejojnë që ti mbash fëmijët në krah në sediljet e përparme pa rrezik

12. Përgjegjësia civile e lidhur me aksidentet rrugore :

a) është e pavarur nga përgjegjësia penale dhe përgjegjësia administrative
b) qëndron në detyrimin për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara si personave ashtu edhe sendeve
c) detyron përgjegjësin të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara të dëmtuarit

13. Zhurma e prodhuar nga mjetet me motor :

a) shkaktohet vetëm nga punimi i motorit dhe nuk ndikojnë faktore të tjerë
b) mund të zvogëlohet duke e drejtuar mjetin në mënyrë korrekte, duke shmangur frenimet e forta dhe përshpejtimet e papritura
c) zvogëlohet duke përshpejtuar me pedalin e gazit sa më shpesh dhe sa më fort
c) rritet kur shkarkuesi i gazrave (marmita) është i dëmtuar


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%