Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 19

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 590 :

a) mjeti A për tu kthyer djathtas, është i detyruar të ketë ndezur sinjalin e djathtë përpara afrimit në vijën e ndalimit
b) mjetet po lëvizin në një rrugë me përparësi
c) mjeti D për tu kthyer djathtas, duhet të ndezë sinjalin e djathtë pasi fillon të kthehet

2. Në prani të sinjalit nr. 25 është e nevojshme :

a) të mos parakalojmë mjete që kanë ndaluar për të dhënë përparësi femijeve qe kalojne
b) të tregojmë kujdes maksimal, për shkak të pranisë së mundshme të fëmijëve në atë pjesë rruge
c) të mos qarkullojmë në oraret që dalin fëmijët nga shkolla

3. Sinjali nr. 96 :

a) tregon se është e detyrueshme të kalojmë nga djathta e një pengese
b) ndalon kthimin djathtas në kryqëzim
c) paralajmëron detyrimin për t'u kthyer djathtas

4. Sinjali nr. 258:

a) tregon 'HOTEL PËR TË RINJTË'
b) tregon një qendër kurative me ujra termale
c) tregon një bujtinë ose hotel për turistët e moshave të reja

5. Simboli i paraqitur në fig.711 :

a) kur llamba treguese është e ndezur tregon se është e aktivizuar mbyllja e farfallës së ajrit
b) përdoret në mjetet që kanë motor me benzinë për të ndihmuar ndezjen fillestare
c) kur llamba është e ndezur tregon për një zvogëlim të ndotjes së mjedisit

6. Në kryqëzimine paraqitur në fig. 660 :

a) mjeti D duhet t'i japë përparësi mjetit H
b) mjetet e lënë kryqëzimin sipas radhës :H, B, D
c) mjetet H dhe B mund të kalojnë njëkohësisht kryqëzimin

7. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e makinave bujqësore me rrota, duhet të jetë :

a) deri në 3 tonë, kur ato janë me një aks
b) deri në 5 tonë, kur ato janë me dy akse
c) jo më e madhe se 8 tonë, kur ato janë me dy akse

8. Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, kufiri maksimal i shpejtësisë në rrugët e Republikës së Shqipërisë është:

a) 40 km/orë në qendrat e banuara
b) 110 km/orë në autostrada
c) 40 km/orë për makinat bujqësore

9. Është i ndaluar pushimi i mjetit :

a) në rrugët qytetëse me pjerrësi zbritëse (në tatëpjeta)
b) në korsitë e rezervuara për mjetet e transportit publik
c) në rrugët me borë

10. Gjatë operacionit të tërheqjes së një mjeti në avari, mjeti që tërhiqet :

a) duhet të mbajë mundësisht të ndezur fenerët verbues (dritat e gjata)
b) duhet të jetë i siguruar me lidhje të fortë të sinjalizuar në mënyrë të përshtatshme për t'u dalluar
c) duhet të përdorë vazhdimisht sinjalin zanor me bori

11. Në prani të vendkalimit të këmbësorëve, drejtuesi i mjetit, duhet të:

a) të ndezë fenerët, për të njoftuar këmbësorët se ata nuk kanë përparësinë e lëvizjes.
b) presë derisa këmbësorët të kalojnë plotësisht karaxhatën.
c) shtojë shpejtësinë e lëvizjes për ti kaluar ato sa më parë.

12. Në rast aksidenti rrugor, drejtuesi i mjetit :

a) duhet të nxjerrë të gjithë elementet e dobishme për rindërtimin e dinamikës së saktë të aksidentit
b) nëse ka të plagosur, në çdo rast duhet të thërresë ndihmën e shpejtë
c) nëse ndërhyn autoriteti policor, duhet vetëm të ngulë këmbë që të shkruhet versioni i tij për aksidentin

13. Kur gomat e mjetit janë shumë të konsumuara:

a) rritet mundësia për të shkaktuar aksident rrugor.
b) rritet koefiçienti i fërkimit të tyre me rrugën.
c) zvogëlohet mundësia për aksidente rrugore.
c) duhet të zvogëlohet distanca e sigurisë.


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%