Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 3

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Shigjetat e kthimit si në fig. 542 :

a) janë me ngjyrë jeshile në sinjalistikën e autostradave
b) mund të jenë me shigjeta të kombinuara drejt-djathtas
c) janë të vendosura në përfundim të një pjese të rrugës ku është i lejuar parakalimi

2. Sinjali nr. 21 :

a) tregon një ngushtim të karrexhatës nga krahu i majtë
b) paralajmëron një ngushtim të karrexhatës
c) paralajmëron për një nënkalim për këmbësorët në segment rruge

3. Sinjali nr.150 :

a) paralajmëron një drejtim të këshillueshëm për mjetet me peshë mbi 3,5 tonë
b) paralajmëron një drejtim të detyruar nga e djathta për kamionët me peshe te plote mbi 3.5 ton
c) paralajmëron një zonë parkimi për mjetet e treguara në figurë

4. Sinjali nr. 280 :

a) është një sinjal i përhershëm rrugor
b) tregon se po kryhen punime ne rruge
c) tregon korsitë e karrexhatës, që mund të përdoren per shkak te punimeve

5. Paneli plotësues nr. 137 :

a) tregon që në pjesën e rrugës ku po qarkullojmë, janë në lëvizje mjetet e pastrimit të plehrave
b) tregon praninë e mjeteve të punës në veprim.
c) tregon mundësinë e pranisë së mjeteve që punojnë në rrugë dhe dalje të kamionave nga kantieri në afërsi qe mund të ndërthuren me trafikun normal

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig.612 :

a) mjetet B dhe C kalojnë të fundit
b) mjeti N kalon i pari
c) mjetet C dhe B janë të ndaluara si rezultat i prezencës së sinjalit ' Stop ' te përparësisë

7. Me lejedrejtimi të kategorisë A mund të drejtohen:

a) makina bujqësore me peshë pa ngarkesë deri në 400 kg
b) motorët me dy rrota
c) autovetura të vogla me motor jo më shumë se 500 cm3 (me tri pistona)

8. Duhet ngadalësuar në mënyrë të veçantë shpejtësia :

a) kur fushpamja është e pamjaftueshme
b) jashtë qendrave të banuara
c) kur mjeti që na vjen prapa është më i madh se mjeti ynë

9. Në afërsi të një kryqëzimi është i lejuar parakalimi :

a) në rrugët urbane me dy korsi për çdo sens lëvizjeje, nëse kryqëzimi është i rregulluar me sinjalistikën përkatëse
b) i mjeteve me dy rrota pa motor, por pa kaluar në sensin e kundërt të rrugës (nga mjetet që vijnë përballë)
c) kur rruga kryqëzohet me linjën hekurudhore të paruajtur me barriera

10. Përbën rrezik apo pengesë për qarkullimin :

a) nëse nuk respektohet distanca e sigurisë nga njëri mjet në mjetin tjetër
b) nëse respektohen të gjitha rregullat me përparësi
c) nëse bëhen gara shpejtësie në rrugë

11. Jashtë qendrave të banuara, naten drejtuesit e mjeteve duhet të fikin fenerët e largësisë dhe të përdorin fenerët joverbues (dritat e shkurtra) :

a) kur rrezikojnë të shkarkojnë baterinë e mjetit
b) kur gjatë lëvizjes mjetet nuk ruajnë distancën e sigurisë
c) nëse ka rrezik të verbojnë drejtuesit e mjeteve në karrexhatën tjetër

12. Përgjegjësia penale e lidhur me aksidentin rrugor përjashtohet :

a) kur aksidenti rrugor shkaktohet nga forca madhore
b) kur fakti nuk konsiderohet një vepër penale
c) kur ka dëme të pavullnetshme vetëm në sende

13. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor diezel :

a) mund të varet nga djegia jo e plotë e naftës
b) zvogëlohet nëse lihen të ndezura kandeletat e para ngrohjes
c) rritet nëse injektorët janë defektozë
c) mund të varet nga rregullimi i pompës së injeksionit


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%