Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 33

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Në një rrugë me dy sense për qarkullimin, me sinjalistikën si në fig. 502

a) mund të parakalohet në çdo rast, pavarësisht nga kushtet e qarkullimit
b) mund të kryhet manovra e parakalimit edhe duke u futur tëresisht në korsinë e krahut të majtë
c) mund të ndryshohet sensi i lëvizjes kur e lejojnë kushtet e sigurisë

2. Në prani të sinjalit nr. 5 të vendosur në një rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje :

a) lejohet të kryejmë manovrën e kthimit të sensit të lëvizjes
b) parakalimi i mjeteve është i ndaluar
c) lejohet të kryejmë manovrën e lëvizjes prapa, por me kujdes maksimal

3. Në kryerjen e manovrës së parakalimit :

a) duhet të sinjalizojmë me sinjalin e krahut të majtë për fillimin e kësaj manovre
b) duhet që, sapo të mbarojme parakalimin, të futemi në korsinë e krahut të djathtë dhe të ulim shpejtësinë
c) duhet të sigurohemi se kemi një hapësirë të lirë të mjaftueshme për të kryer këtë manovër

4. Sinjali i fig. 247 :

a) paralajmëron një korsi ngadalësimi të vendosur nga e djathta
b) tregon që në çdo rast duhet të zhvendosesh nga e djathta
c) i shoqëruar me panelin plotësues që tregon distancën, paraqet një sinjal paralajmërues

5. Simboli i paraqitur në fig.704 :

a) tregon vendin ku hidhet lëng ftohës në radiator
b) mund të tregojë edhe rritjen e tepërt të temperaturës së vajit që qarkullon në kutinë e shpejtësisë
c) bashkëshoqëron treguesin e temperaturës së lëngut ftohës që qarkullon në motor

6. Sipas rregullave të përparësisë, në kryqëzimin e fig.659 :

a) mjetet kalojnë sipas radhës : R,A,C
b) mjeti R duhet të kalojë i fundit
c) mjetet A dhe C kalojnë pas mjetit R

7. Traktorët bujqësorë janë:

a) makina bujqësore vetëlëvizëse
b) mjete që drejtohen vetëm me leje drejtimi të kategorisë 'D'
c) mjete që duhet të lëvizin me shpejtësi deri në 40 km/orë

8. Për nisjen e mjetit nga vendi duhet :

a) që, kur jemi në një të përpjetë (malore), të nisemi nga vendi me marshin e dytë
b) të shkelim pedalin e gazit deri në fund dhe të lirojmë menjëherë pedalin e freksionit që të nisemi sa më shpejt
c) që, kur jemi në një rrugë me pjerrësi zbritese (tatëpjetë), si fillim të ingranojmë levën e marshit të lëvizjes mbrapa

9. Kur lëvizim në një karrexhatë me një sens lëvizjeje, kthimi nga e majta kryhet :

a) duke mos e bllokuar sensin e kundërt të rrugës ku po hyjmë
b) duke ju dhënë përparësi mjeteve që vijnë nga e djathta
c) pa qenë e nevojshmë të ngadalësojmë nëse kryqëzimi na duket i lirë

10. Gjatë operacionit të tërheqjes së një mjeti në avari, mjeti që tërhiqet :

a) duhet të jetë i siguruar me lidhje të fortë të sinjalizuar në mënyrë të përshtatshme për t'u dalluar
b) duhet të mbahet gjithmonë me rrota të ngritura
c) duhet të përdorë vazhdimisht sinjalin zanor me bori

11. Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor (me drita) është i detyrueshëm :

a) në tunelet rrugore, edhe ditën
b) kur pozicionojmë mjetin në zonat e parkimit
c) duke filluar gjysmë ore pas perëndimit të diellit, në kategorite e rrugëve që nuk bejne pjese ne autostrada dhe rruge interurbane

12. Për të përcaktuar personat ose/edhe automjetet e përfshirë në një aksident rrugor :

a) duhet të kontrollohen dokumentet e të gjithë drejtuesve të mjeteve që janë përfshirë në aksident
b) është e mjaftueshme ta bësh të lëshojë një deklaratë se si ka ndodhur ngjarja
c) duhet shënuar targa dhe tipi i mjetit, nëse ky nuk ndalon në vendngjarje

13. Kur gomat e mjetit janë shumë të konsumuara:

a) rritet koefiçienti i fërkimit të tyre me rrugën.
b) rrisin qëndrueshmërinë e tij në kthesa.
c) ulet koefiçienti i fërkimit të tyre me rrugën.
c) rritet mundësia e rrëshqitjes në rrugë të porsa lagura nga shiu.


Nr. Pytjeve: 40
Nr. Gabimeve: 30
Përgjigje të sakta:
Saktësia: 30%